AutoLife Style

Hakeri gjerman pretendon se “ka kontrollin e plotë” mbi 25 vetura të Tesla

Një haker 19-vjeç ekspert i sigurisë kibernetike, David Colombo, pretendon se ka kontroll mbi më shumë se 25 vetura elektrike të Tesla.

Colombo ky i ri nga Gjermania dëshiron të hap kompaninë e tij për siguri kibernetike, me qëllim që të tentoj të ndryshojë botën, transmeton Telegrafi.

Ai pretendon se ka gjetur pikën e dobët, që i ka mundësuar të ketë kontroll të plotë mbi veturat Telsa nga 13 vende të ndryshme të botës.

Në një postim në Twitter ka zbuluar se ka përdorur çelësat API dhe softuer për të pasur qasje në vetura, e këtë nuk e bëri përmes “pikës së dobët” të infrastrukturës softuerike të Tesla.

Ka shpjeguar se në fakt për suksesin e tij janë fajtorë pronarët e veturave, e jo kompania Tesla. Gjithashtu, Colombo tregoi se nuk ka kontroll mbi ngasjen dhe frenimin apo rritjen e shpejtësisë, por kontrollin që ai e posedon akoma paraqet një situatë të rrezikshme.

“Sa i përket asaj se çfarë mund të bëjë tani, kjo përfshin deaktivizimin e Center Mode, hapjen e dyerve dhe dritareve, aktivizimin e Keyless Driving. Mund të marrë edhe lokacionin e saktë të veturës, të kontrolloj nëse shoferi është në veturë dhe gjëra të ngjashme. Lista edhe relativisht e gjatë, konsideroj se bëhet fjalë për një situatë të rrezikshme. Nëse dikush mund të rrit zërin e muzikës në veturën e juaj, të hap dyert dhe dritaret derisa jeni në autostradë e madje të ndez dritat, kjo mund të ketë ndikim negativ”, tha Colombo.

Ai ka konfirmuar se kompania Tesla tashmë e ka kontaktuar dhe se po hetohet rasti. David thekson se kurrë nuk ka pasur qëllime të këqija dhe se këtë e konfirmojnë postimet e tij. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button