AutoLife Style

Franca i trajton veturat si duhanin – ecni, përdorni biçikletën ose transportin publik

Franca ka miratuar një ligj ku u kërkon prodhuesve të veturave të reklamojnë mënyrat alternative të transportit në reklamat e tyre nga 1 marsi. Prodhuesit mund të zgjedhin nga tre mesazhe miqësore me mjedisin.

Sipas Agence France-Presse (AFP), kjo synon të ndihmojë në përpjekjet e vendit për të reduktuar ndotjen dhe emetimet.

“Përdoreni transportin publik, shkoni në punë me biçikleta, ecni kur keni distanca të shkurtra për të ecur”, këto ishin disa nga motot që mund të përdoren nga prodhuesit e veturave, raporton washingtonpost.

Franca i trajton veturat si duhanin – ecni, përdorni biçikletën ose transportin publik

Ligji mbulon reklamat për TV, radio dhe ueb, madje ka hashtagun e vet: “#SeDeplacerMoinsPolluer” (lëviz dhe ndot më pak). Nga 1 marsi, reklamat e veturave duhet të tregojnë edhe sasinë e shkarkimeve të automjetit.

Mosrespektimi i ligjit mund të sjellë gjobë deri në 50 mijë euro. Franca tashmë prezantoi një taksë të re për SUV-të, përveç legjislacionit që do të ndalonte disa vetura nga qendrat e qyteteve.

Vendi gjithashtu ka miratuar tashmë një ligj që do të ndalojë plotësisht makinat e caktuara që emetojnë shumë CO2 nga viti 2028. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button