AutoLife Style

Fillon prodhimi i gjeneratës së katër të Skoda Fabia

Dy muaj pas premierës botërore në Mlada Boleslav të Çekisë, ka filluar prodhimi i Skoda Fabia së re.

Fabia për herë të parë është e bazuar në platformën mekanike MQB-Ao të Volkswagen Group, që modelit të njohur i mundësoi të jetë një prej veturave më të kërkuara në segmentin e saj, të paktën kështu pretendojnë në kompaninë çeke, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, për dallim nga gjenerata e mëparshme, janë bërë përparime të dukshme sa i përket komforit gjatë vozitjes dhe në sistemin e asistencës së shoferit.

Fillon prodhimi i gjeneratës së katër të skoda fabia

Pas modelit Octavia, Fabia është bërë vetura më e shitur e Skoda. Nga viti 1999 kur u lansua, deri më tani janë shitur 4.5 milionë vetura.

E në veçanti e suksesshme ka qenë gjenerata e parë me mbi 1.7 milion njësi të shitura. Fabia 2 u prezantua në vitin 2007 ka pasur të dhëna të ngjashme statistikore sa i përket shitjes, derisa gjenerata e tretë e ka shtyrë deri në një milion njësi të shitura.

Fillon prodhimi i gjeneratës së katër të skoda fabia

Në prodhimin e gjeneratës së re, të katërtës janë investuar 110 milionë euro shtesë, me qëllim që të jetë fabrika më e avancuar në Çeki. Fabia e re është më elegante nga ajo e mëparshmja.

Vetura është rritur në 4.108 mm, që do të thotë se është për 111 mm më i gjatë nga gjenerata paraprake, e për këtë model Fabia e re ka hapësirë të mjaftueshme për bagazh – 380 litra, që i bie për 50 litra më shumë krahasuar me gjeneratën e tretë.

Fillon prodhimi i gjeneratës së katër të skoda fabia

Përveç që duket më tërheqës, Fabia tani ka karakteristika më të mira aerodinamtike, e blerësve do t’ju ofrohen edhe dy nuanca të reja të karrocerisë – orange sunset dhe graphite grey, e në ofertë janë edhe fellnet e aluminit prej 18 inçëve.

Versionin standard e vë në lëvizje motori 1.0 litra me tre cilindra që prodhon 65 dhe 80 kuaj-fuqi, e këto dy variante bëjnë tërheqje me dy rrotat e para dhe kanë ndërrues manual me pesë shpejtësi dhe përdor si lëndë djegëse benzinën.

Fillon prodhimi i gjeneratës së katër të skoda fabia

Aty është motori tjetër me benzinë që është më i fuqishëm dhe prodhon 95 kuaj-fuqi që gjithashtu ka të vendosur ndërruesin me pesë shpejtësi. E në ofertë janë edhe ata edhe më të fuqishëm me 110 kuaj-fuqi me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi apo automatike me shtatë shpejtësi. /Telegrafi/

Fillon prodhimi i gjeneratës së katër të skoda fabia

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button