AutoLife Style

Elon Musk njofton se veturat Tesla tani mund të blihen duke përdorur kriptovalutën Bitcoin

Elon Musk ka zbuluar se njerëzit do të jenë në gjendje të fillojnë të blejnë automjete Tesla duke përdorur Bitcoin.

Në fillim të këtij viti, Tesla konvertoi 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin dhe kompania tani po e ofron atë si një mënyrë pagese në të gjithë SHBA-në.

Shefi i Tesla Elon Musk konfirmoi lajmin në Twitter dhe tha se pagesat për Tesla do të “mbahen si Bitcoin”.

Ai shkroi në Twitter: “Tani mund të blini një Tesla me Bitcoin.

“Tesla po përdor vetëm softuer të brendshëm dhe me burim të hapur dhe operon direkt me nyjet Bitcoin.

Po ashtu Musk tha se mundësia për të paguar me Bitcoin jashtë SHBA-së do të jetë më vonë këtë vit. /Telegrafi/

Muajin e kaluar, çmimi i Bitcoin gjithashtu u rrit pasi Musk tha se ai ishte një “mbështetës” i kriptovalutës.

Elon Musk tha në Clubhouse: “Unë jam vonë në këtë, por jam një mbështetës i madh i saj. Unë mendoj se Bitcoin është në prag të pranimit të gjerë nga njerëzit e financave konvencionale”.

Ai shtoi: “Shumë miq të mi janë përpjekur të më bindin që të përfshihem në Bitcoin për një kohë të gjatë”. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button