AutoLife Style

Dizajneri i Aston Martinit i bashkohet Dacias

Dacia ka njoftuar se departamenti i saj i dizajnit ka marrë një hov të madh.

Në ditën e parë të shtatorit, Miles Nurnberger merr detyrën e drejtorit të dizajnit dhe bashkohet me Bordin e Drejtorëve nën udhëheqjen e Denis Le Vot, CEO i Dacias dhe Ladas.

Projektuesi i njohur do t’i përshtatet Laurens van den Acker, nënkryetar ekzekutiv i dizajnit dhe anëtar i bordit të Renault Group.

Dizajneri i aston martinit i bashkohet dacias

Dacia nuk e fsheh entuziazmin për ardhjen e një emri kaq të madh në kompaninë rumune, raporton autocar.

Denis Le Vot pohoi se është i gëzuar që Miles do të bashkohet me ekipin, sepse Departamenti i Dizajnit luan një rol kryesor në strategjinë e markës. Ai shtoi se Sandero i ri është provë e aftësisë së dizenjatorëve të tyre për të hartuar automjete të thjeshta, por tërheqëse.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur të mirëpresim Miles Nurnberger në një kohë kaq të mrekullueshme për markën. Miles është një stilist i shquar, i cili ka frymëzuar shumë me punën në Aston Martin. Përvoja dhe dëshira për të forcuar identitetin e markës përmes dizajnit do të jetë me përfitim të madh për Dacia dhe do të na ndihmojë të përshtatim markën në kohën që do të vijë”, shtoi Laurens van den Acker. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button