AutoLife Style

Britania e Madhe autorizon veturat e automatizuara në autostrada

Qeveria britanike do të autorizojë në disa autostrada të Britanisë së Madhe, që prej këtij viti, veturat e automatizuara duke u mundësuar drejtuesve të heqin duart nga timoni dhe sytë nga rruga.

Në një komunikatë, të publikuar sot, Ministria e Transporteve (DfT) theksoi se do të autorizonte një drejtim të automatizuar pa duar në automjetet me teknologji për të qëndruar në të njëjtën korsi për autostrada ku trafiku nuk është shumë i dendur dhe me një shpejtësi maksimale prej 37 miljesh në orë (60 kmh).

Qeveria synon të mbështetet te një teknologji e ashtuquajtur sistem i automatizuar i mbajtjes në rrugë (Automated lane keeping system, ose ALKS).

Teknologjia, që është bërë objekt i një marrëveshjeje ndërkombëtare për të mundësuar zhvillimin e veturave autonome, i mundëson drejtuesit të braktisë përkohësisht kontrollin e automjetit, por ai duhet të qëndrojë ulur në ulësen e drejtuesit dhe të jetë në gjendje të marrë drejtimin e automjetit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button