AutoLife Style

Autoritetet amerikane po hetojnë autopilotin e Teslës për shkak të 23 aksidenteve të dyshimta

Sistemi i asistencës aktive të vozitjes nga Tesla është gjithnjë e më shumë në shënjestër të kritikave. Pas një serie aksidentesh, agjencitë federale amerikane filluan të hetojnë mangësitë e mundshme në këtë sistem.

Pas disa problemeve me sistemin e sigurisë aktive të Tesla-s, i cili është kritikuar në disa raste pas aksidenteve të trafikut, po fillon një hetim për mangësitë e tij të mundshme, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi i makinave elektrike me qendër në Kaliforni tani po përballet përsëri me probleme sepse, sipas New York Times, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Rrugët e SHBA-së (NHTSA) po heton rreth 23 aksidente në të cilat ishte përfshirë sistemi i Tesla ose mund të kishte qenë aktiv.

Bie në sy aksidenti në të cilin Model Y u përplas me një makinë të ndaluar policie në autostradën pranë qytetit Lansing në shtetin e Miçiganit.

Pastaj, ka një rast nga shkurti kur Tesla u përplas me një rimorkio kamioni në Detroit.

Autopiloti i Tesla konsiderohet si një sistem jashtëzakonisht i përparuar dhe vjeshtën e kaluar ai fitoi vendin e dytë në një provë nga revista amerikane e konsumatorit Consumer Reports, pas sistemit Supercruise të përdorur nga Cadillac.

Sidoqoftë, sisteme të tilla të sofistikuara kanë një problem.

Me sa duket, sistemet e Tesla-s kanë arritur kufijtë e tyre. Për shembull, hetimi i aksidentit në Florida nga viti 2016 zbuloi se autopiloti nuk e njihte rimorkion e kamionit në mot të mirë dhe makina u përplas me të. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button