Lajmet e funditVendi

Zyrtarja e PDK-së: Kosova nga 2010-ta pa strategji të sigurisë, të ngriten kapacitete për Menaxhim të Emergjencave

Pandemia ka
dëshmuar se kapacitetet e institucioneve të vendit për menaxhimin e emergjencave
civile janë të mangëta. Kosova nga viti 2010 nuk ka strategji kombëtare të
sigurisë,  kështu ka thënë në një
prononcim për Ekonomia Online, ekspertja e Sigurisë, Mbrojtjes dhe Inteligjencës,
Besa Kabashi-Ramaj.

Kabashi-Ramaj të
nevojshëm po e sheh rishikimin e sektorit të sigurisë, duke ngritur kapacitete
e Agjencionit për Menaxhim të Emergjencave. Më tej ajo thotë se rishikimi i
reagimit të planit kombëtar e duhet të përditësohet karshi rreziqeve që mund të
paraqiten.

“…fatkeqësisht
pandemia është vetëm kërcënimi i radhës, i cili ka dëshmuar se kapacitetet e institucioneve
të vendit për menaxhim të emergjencave civile janë të mangëta, dhe kjo nuk do
të thotë që ka munguar heroizmi i individëve, i profesionistëve shëndetësorë,
në Polici, por megjithatë në nivelin institucional pandemia ka dëshmuar se kemi
probleme serioze, e strukturore si shtet sa i përket menaxhimit të emergjencave
civile. Është dashtë të përgatitemi si vend shumë më herët për t’u
ballafaqua”.

“Ne FSK-në e
kemi shfrytëzuar shumë më shumë, edhe financiarisht, forcat e armatosura nuk janë
opsioni primar për menaxhim të emergjencave civile. Kosova duhet të ngritë
kapacitete e Agjencionit për Menaxhim të Emergjencave, duhet të krijojë një
sistem funksional në mënyrë që të ju përgjigjet rreziqeve të tilla. Kosova
duhet të rishikojë sektorin e sigurisë, duhet të rishikojë karshi një koncepti
të përditësuar dhe duhet të draftojë strategjinë e re të sigurisë, sepse Kosova
strategji kombëtare të sigurisë nuk ka që nga viti 2010 dhe ajo është jo
relevante për momentin ku jemi, pastaj duhet të rishikohet plani i reagimit
kombëtar i cili duhet të përditësohet karshi kërcënimeve dhe ministritë e
linjës t’i përditësojnë rolet e veta që i kanë”.

Megjithatë, ajo
shton se Kosova gjithmonë është vendosur para aktit të kryer pasi që nuk ka
pasur sistem efikas të menaxhimit të emergjencave civile.

Tutje, pohon se
Kosova nuk është e përgatitur në aspektin sistemor për të ju kundërpërgjigj në
mënyrë efikase kërcënimeve dhe rreziqeve që mund të vinë.

“Kosova në
secilin rast, pasi që nuk ka sistem efikas në menaxhimin e emergjencave civile,
atëherë Kosova gjithmonë është vendosur para aktit të kryer që kur të ndodhë
një incident duhet me reagua me atë çka e kemi në dispozicion dhe zakonisht
suksesi i përgjigjes së emergjencave varet nga heroizmi dhe altruizmi që
punojnë në fushën e caktuar, në rastin e pandemisë tash sektori i shëndetësisë,
i rendit dhe ligjit dhe në këtë rast je i predispozuar me dështua sepse në
ciklin e menaxhimit të emergjencave ekzistojnë dy faza të rëndësishme e që
është parandalimi i hershëm apo zbutja, dhe në rastet të tilla nëse nuk ke
punuar shumë më herët për parandalim dhe të një kërcënimi dhe rreziku nëse
është i parandalueshëm dhe nëse nuk ke punuar në imitigimin e efekteve që ai
kërcënim mundet me i sjellë atëherë në momentin që ndodh një incident je
komplet i papërgatitur sepse nuk i ki as proceset, sistemin, as kapacitetet
njerëzore që me iu kundërpërgjigj një kërcënimi të tillë”.

Kabashi-Ramaj thotë
se pandemia, helmi nga uji, tërmetet, kanë qenë disa nga rastet që kanë vë në
pahë që cenimi i sigurisë nuk është vetëm nga rreziku i luftërave mes shteteve.

“Pandemia
është një prej rasteve, tjetri rast është rasti i supozimit të helmimit të ujit
apo kemi pasur raste të tërmeteve qoftë në shtetet fqinje apo në Kosovë të
nivelit më të ulët, mirëpo ka ndodhur edhe në Kosovë dhe të gjitha këto kanë
qenë rikujtime të hidhura se ne kemi nevojë me e pa sigurinë si koncept shumë
më ndryshe, fatkeqësisht në Kosovë ende koncepti i sigurisë shihet në formë
shumë klasike ku kërcënimet dhe rreziqet konsiderohen prej shtetit në shtet,
kjo është diçka e gabuar sepse është koncept i stër vjetruar i cili i takon
shekullit të kaluar. Sektori i sigurisë është sektor i rëndësishëm i cili në
ditët e sotme kërcënohet prej kërcënimeve që janë shumë pak visibile, dhe janë
kërcënime që kanë më shumë të bëjnë me njeriun, me faktorin njeri dhe akterë të
ndryshëm të cilat jo detyrimisht janë shtet-shtet, në këtë aspekt”.

“Mundësia që një
luftë konvensionale me ndodhë në ditët e sotme është shumë më e vogël, ndërsa
mundësitë janë rrit në mënyrë ekspionenciale karshi kërcënimeve të reja, siç
janë ato kërcënimet hibride, janë sulmet kibernetike, sulmet e infrastrukturës
kritike, janë sulmet ndaj burimeve kritike për njerëzimit, siç është uji,
ushqimi e kështu me radhë, por janë edhe kërcënimet e sigurisë së brendshme, si
përdorimi i kampanjave informative për të destabilizuar një vend nga brenda
jashtë dhe këto janë llojet e kërcënimeve që nuk i shohim shumë lehtë me sy të
lirë i sidomos nëse nuk jemi në fushën e sigurisë”.

Kabashi-Ramaj,
njëherit edhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovë, thotë se i
tërë problemi qëndron pasi që sektori i sigurisë është kuptuar në formë
klasike, e që thotë se forma e perceptimit për sektorin e sigurisë duhet të
ndryshojë, pasi që thotë se siguria kombëtare duhet të shihet si siguri
njerëzore e shoqërore.

“Mendoj që
është me rëndësi që sektori i sigurisë është kuptuar në formë klasike, është
kuptuar si një sektor që është i dominuar prej konceptit klasik, dhe për tu
adresuar si duhet kërcënimet dhe rreziqet në këtë sektor, duhet të ndryshohet
forma se si e perceptojmë sigurinë, siguria kombëtare duhet të shihet si siguri
njerëzore, si siguri shoqërore dhe vetëm atëherë duhet të krijojmë të fillojmë
një sistem”.

E, si qëndron
Kosova në sektorin e sigurisë karshi vendeve të tjera në rajon, Kabashi-Ramaj
thotë se nuk është më së keqi, por që ka ende nevojë për përmirësim.

“Nuk mendoj që
Kosova është më së keqi por ka hapësirë për përmirësim, nëse e shohim
komponentën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, është një kapacitet që ka
zhvilluar aftësi në fusha të caktuara dhe jo vetëm që i hyjnë në shërbim vendit
por edhe rajonit karshi të menaxhimit të emergjencave civile”.

“Roli i institucioneve që nuk janë konsideruar deri tani kyçe në sigurimin e sigurisë kombëtare kanë në fakt rol kyç, atëherë këtu përfshihen më shumë edhe institucione të cilat mund të përgatiten në formë adekuate në rastet kur kemi kriza kombëtare sikur kjo që është me pandeminë”.

Zyrtarja e pdk-së: kosova nga 2010-ta pa strategji të sigurisë, të ngriten kapacitete për menaxhim të emergjencave
Zyrtarja e pdk-së: kosova nga 2010-ta pa strategji të sigurisë, të ngriten kapacitete për menaxhim të emergjencave » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button