Lajmet e funditVendi

Zyrtarizohet marrëveshja në mes anëtarit të LVV-së dhe LDK-së në Mitrovicë

Fatmir Hasani anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish kundër kandidati i Agim Bahtirit për kryetar të Mitrovicës brenda LVV-së, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një konference të përbashkët, ata kanë prezantuar marrëveshjen.Armend Agolli, kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës tha se pikë kryesore e marrëveshjes është udhëheqja e përbashkët e Mitrovicës.

“Marrëveshja është që së bashku të udhëheqim komunën, unë si kryetar dhe Fatmiri si nënkryetar. Kjo është marrëveshja në pika të shkurta, ndërkaq për pikat e tjera, shumë shpejt do t’i bëjmë publike edhe ato”, tha Agolli.

Ndërkaq Fatmir Hasani nga LVV-ja tha se e vetmja arsye e kësaj marrëveshje është keqqeverisja e Agim Bahtirit.

“Arsyeja pse kam vendos me e përkrah Armend Agollin është se mitrovicasit janë të zhgënjyer me qeverisjen e Agim Bahtirit. Armendi është më afër idiologjisë së LVV-së sesa vet Agimi. Unë u bëjë thirrje qytetarëve që të votojnë listën e asamblistëve të LVV-së sepse unë vazhdoj të jem në LVV por që për kryetar të votojnë Armendin”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button