Lajmet e funditVendi

Zyrtari i BE-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës: Është koha të bëni tranzicion

Ministria e Financave, Punës dhe
Transfereve, Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë
mbajtur konferencën kombëtare: “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë.

Zëvendës shefi i BE-së, Ricardo
Serri me këtë rast u shpreh i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës.

Ai më tej shtoi se janë ta gatshëm
që të ofrojnë ndihmë e nevojshme në këtë drejtim, po që sipas tij është koha që
institucionet të bëjnë tranzicion.

“Ne jemi këtu t’iu udhëzojmë
dhe t’iu mbështesim të gjeni zgjidhje të duhura. Një problematikë është numri i
aksidenteve në punë e sidomos i atyre fatale që është numër i lartë në Kosovë.
Sektorët më i prekur është ndërtimi, pastaj bujqësi e prodhimtaria. Në këtë fazë
nuk ka analiza sa i përket incidenteve. Nga BE-ja përpjekja jonë është të ofrojmë
ndihmë sado që është e mundur”.

“Sot kemi një projekt që ka të bëjë
mbështetjen sa i përket inspektoratit. Është e pamundur të mos referohemi në Covid
dhe situatën që ka pasur në sigurinë e punës te njerëzit. Është arsye t’i japim
fokus kualitetit të punës. Është koha të bëhet tranzicion në këtë drejtim”.

Drejtori i Inspektoratit Punës
Ekrem Kastrati, tha se kanë numër të vogël të inspektorëve për të mbuluar
territorin e Kosovës.

Sipas tij, sidomos në sektorin e
ndërtimtarisë ka punëtorë të padeklaruar, por problem i njejtë është edhe ne
prodhimtari e në gastronomi.

“Duke parë që është prej
sfidave të inspektoratit kemi theksuar të jetë në agjendën qeveritare. Puna e
padeklaruar zë vend kyç në luftimin e këtij fenomeni. Duke e parë rëndësinë e kësaj
teme atëherë edhe ne kemi bashkëpunim me ATK-ja që është ndër institucionet që
na ndihmon më mënyrë që punëtorët t’i gëzojnë të drejtat në vendin e punës”.

“Puna e padeklaruar shtrihet në sektorin
e ndërtimtarisë që ka zënë fill të zhvillohet në vendin tonë. Sektori i bujqësisë,
por edhe prodhimtaria poashtu nuk duhet lënë anash edhe sektori i gastronomisë.
Ne kemi numër të vogël të inspektorëve për të mbuluar territorin e Kosovës”.

“Tash me projektin e BE-së
zhvillimi i teknologjisë informative besojmë se do të shënojmë avancim. Planet
tona dhe i Qeverisë është se kemi rritur sigurinë në punë dhe informaliteti.
Presim që në bashkëpunim me ministrinë të rrisim numrin e inspektorëve dhe
rrisim edhe cilësinë tonë”.

Edhe drejtori i ATK, Ilir Murtezaj
tha se dukuria e punësimit joformal cenon shëndetin në punë dhe se ekonomia
joformale e dëmton edhe buxhetin e shtetit, raporton EO.

“Çështja e bashkëpunimit ndërinstitucional
duhet të shihet edhe me partnerë dhe vetë qytetarët, bizneset ku në këtë rast
duhet të ketë shkëmbin ndërkativ të informatës nga palët, bizneset e të punësuarit.
Një çështje shumë e rëndësishme ka të bëjë se si ne kemi arritur besimin te të punësuarit
duke i inkurajuar qytetarët të raportojnë sa i përket keqpërdorimeve”.

“Ekonomia joformale, por edhe punësimi
joformal prekin edhe aktivitet e biznesit. Dukuria e punësimit joformal cenon
shëndetin në punë. Jemi dëshmitar kur ndodhin edhe fatalitete në punë e që nuk
mund të kenë kontrata të punës. Ekonomia joformale dëmton edhe buxhetin e
shtetit. Ne si institucion jemi dëshmitar që fenomeni i punësimit joformal
shkakton evazion jofiskal. Pra ne si institucion do të bashkërendojmë me inspektoratin
dhe të minimizojmë evazionin fiskal të punësuarit jofromal”.

Zyrtari i be-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës: është koha të bëni tranzicion
Zyrtari i be-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës: është koha të bëni tranzicion » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Zyrtari i be-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës: është koha të bëni tranzicion
Zyrtari i be-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës: është koha të bëni tranzicion » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Zyrtari i be-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës: është koha të bëni tranzicion
Zyrtari i be-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës: është koha të bëni tranzicion » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button