Lajmet e funditVendi

Zuarez përmend ndërhyrjen e ShBA-së për Kosovën, si model të mundshëm në sulmet ajrore kundër Kubës

Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në çlirimin e Kosovës gjatë 1998-1999, po shihen si modele të mundshme për ndërhyrjen potenciale ajrore amerikane kundër Kubës.

Kështu po vlerëson kryebashkiaku i Miamit, Francis Zuarez, i cili këtë të marte doli me sugjerime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shqyrtuar mundësinë e sulmeve ajrore kundër Kubës, njofton Klan Kosova.

“Ajo që duhet të mendohet tani është një koalicion i veprimit të mundshëm ushtarak në Kubë”, tha Suarez, babai i të cilit është i lindur në Kubë.

Vërejtjet e Suarez erdhën pasi Kuba të dielën pa protestat më të mëdha antiqeveritare në vite, me mijëra që demonstronin kundër mungesës së lirive dhe një krize ekonomike në rritje nën Presidentin Kuban Miguel Diaz-Canel dhe regjimin Komunist.

Florida e Jugut ka popullsinë më të madhe të Amerikës Kubane në vend, dhe Miami ditët e fundit ka parë demonstrata në solidaritet me protestuesit antiqeveritarë në Kubë.

Presidenti Joe Biden të hënën tha se SHBA mbështet plotësisht protestuesit, por administrata e tij po përballet me presion në të dy anët e rreshtit për të bërë më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button