Lajmet e funditVendi

Zgjedhjet lokale – kërkohet që të merren parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
(KQZ) në mbledhjen e radhës ka diskutuar për procesin zgjedhor të zgjedhjeve
lokale, raporton Ekonomia Online.

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga
VV-aj tha se rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për procesin zgjedhor
duhet të merren parasysh. Ai tha se KQZ-ja e ka një gjendje shumë të rëndë sa i
përket zyrave.

“Këtu ka propozimi edhe për ndryshime
ligjore. Janë edhe rekomandime të natyrës teknike që do të duhej të hynin në
planin e punës së KQZ”.

“Ne duhet t’i diskutojmë edhe ato,
se mund të ketë që mes tyre të ketë rekomandime që nuk përputhen me gjendjen
reale”.

 “Mendoj se KQZ është në gjendjen më të keqe sa
i përket infrastrukturës”

Arianit Elshani nga PDK-ja tha se
rekomandimet e dala nga ndërkombëtarët të listohen dhe t’i rekomandohen Kuvendit.

“Vetëm ngrohja si shkas, e bën që
të kërkohen hapësira. Ne kemi aktualisht zyrat që nuk e trajtojnë si duhet punëtorët
e KQZ”.

Ibrahim Selmonaj, nga AAK-ja tha
se rekomandimet duhet të jetësohen e jo të mbesin të shkruara, raporton EO.

“Ta nxisim vetveten në radhë të
parë në mënyrë që në zgjedhjet që kanë me ndodhë me qenë më të përgatitur”.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit
të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se do ta shikojnë me vëmendje secilin rekomandim.

Në mbledhjen është bërë edhe zëvendësim
i anëtarëve të kuvendeve komunale në Dragash, Vushtrri, Gllogoc, Gjakovë dhe
Mamushë.

Zgjedhjet lokale – kërkohet që të merren parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve
Zgjedhjet lokale – kërkohet që të merren parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button