Lajmet e funditVendi

Zëvendësministri në Ministrinë e Drejtësisë vizitoi Burgun e Sigurisë së Lartë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu së bashku me asistenten e Ministres së Drejtësisë, Berita Abazi, u takuan sot me drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë Burim Buleshkaj.

Në këtë takim Zëvendësministri u njoftua nga afër me kërkesat dhe sfidat që ballafaqohet Burgu i Sigurisë së Lartë ku edhe iu ofroi mbështetje të plotë institucionale në përputhshmëri me kornizat ligjore.

Zëvendësministri Sallahu u zotua se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën kërkesë të ngritur dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për avancimin dhe përmirësimin e institucioneve korrektuese.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button