Lajmet e funditVendi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim menaxherin e IFC-së, Ary Naim

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Menaxherin Rajonal të International Finance Corporation (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, Ary Naim.

Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri i IFC në Kosovë, Visar Perani.

Gjatë takimit, menaxheri rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Ary Naim u shpreh se “IFC së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë pasur një angazhim afatgjatë, si në shërbime këshillimore ashtu edhe me investime, për të forcuar zhvillimin e sektorit privat dhe për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Ai tha se rikuperimi pas Covid dhe tranzicioni i gjelbër ofrojnë mundësi për Kosovën për të krijuar vende të reja pune të mirëpaguara dhe shprehu përkushtimin për ta përforcuar partneritetin me Qeverinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se nxitja e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese, që krijojnë vende pune të qëndrueshme për qytetarët e Kosovës është një nga prioritetet kryesore të Qeverise. Prandaj, ai tha se e mirëpret punën që IFC po bën në Kosovë.

Ky bashkëpunim në mes të IFC dhe Qeverisë së Kosovës mund të zgjerohet edhe më tutje, tha ai.​

Zëvendëskryeministri besnik bislimi priti në takim menaxherin e ifc-së, ary naim
Zëvendëskryeministri besnik bislimi priti në takim menaxherin e ifc-së, ary naim » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button