Lajmet e funditVendi

Zemaj kërkon që Vitia të raportojë para deputetëve: Situata jashtë kontrollit, masat janë marr ad-hoc

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të raportoj para deputetëve, raporton Ekonomia Online.

Zemaj ka thënë se ky sesion vjeshtor po fillon
me një situatë jo të mirë pandemike në Kosovë dhe ka shprehur ngushëllime për të
gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19.

“Si ish-ministër kemi ngritur shqetësimet tona
dhe i kemi tërhequr vëmendjen ministrit të Shëndetësisë se nuk janë të gatshëm
të udhëheqin. Kemi parë rritje të madhe të infeksioneve, vdekjeve, humbje të një
numri të vaksinave që tregojnë se Qeveria nuk e ka pasur prioritet pandeminë
siç ka thënë me marrjen e mandatit”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se masat janë marrë në mënyrë
ad-hoc nën panik.

“Këto gabime na kanë kushtuar shumë neve dhe
qytetarëve të Kosovës. Vetëm në muajin gusht kanë humbur jetën 234 qytetarë mes
tyre edhe gra shtatzëna”, ka shtuar ai.

Zemaj ka thënë se ministri i Shëndetësisë
duhet të ftohet për raportim në këtë komision.

“Ministri e ka për obligim moral të vij të
tregoj se pse ka ardhur deri këtu gjendja. Shpreh kritikë për deputetët e pozitës
që në këtë situatë nuk po u dëgjohet zëri”.

“Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti e ministri Vitia kanë dështuar totalisht në kontroll të pandemisë” ka thënë ai.

Zemaj kërkon që vitia të raportojë para deputetëve: situata jashtë kontrollit, masat janë marr ad-hoc
Zemaj kërkon që vitia të raportojë para deputetëve: situata jashtë kontrollit, masat janë marr ad-hoc » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button