Lajmet e funditVendi

Zaharova: “Kosova s’është shtet, është vrimë e zezë në Evropë”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova ka thënë se “Kosova nuk është shtet”.

Siç ka shtuar ajo në një intervistë për Kurir “Kosova është një vrimë e zezë në Evropë, ku lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe ku krijohet një atmosferë e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare dhe fetare”.

Zaharova kësisoj ka kujtuar që sipas saj “10 vjet më parë, televizioni CNN shfaqi vazhdimisht reklamën “Kosova është një vend i mundësive”.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse theksoi gjithashtu se projekti perëndimor “Kosova” dështoi, pavarësisht, sipas saj, “nga paratë e mëdha që “u derdhën në të”.

“Autoritetet e reja të Kosovës, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, po predikojnë ekstremizëm të hapur politik. Kosova është bërë një problem për kontinentin Evropian”, tha Zaharova, përcjell Kosovo Online.

Zaharova thekson se marrëveshjet e Brukselit ishin harmonizuar në vitin 2013 dhe se Beogradi përmbushi pjesën e vet të këtyre zgjidhjeve, ndërsa Prishtina refuzoi të sigurojë kushtin kryesor – krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Klankosova.tv.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button