Lajmet e funditVendi

Xhavit Haliti flet për arkivën e UÇK-së: Dikush mund të ketë ditar personal – por këto s’janë arkiv

Deklarata e zv/kryeministrit Besnik Bislimi, se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në, ngjalli reagime të shumta, e në veçanti nga ish-udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së.

E për këtë temë, ka reaguar edhe ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili në një prononcim për Periskopin tha se zotimi për të hapur diçka që nuk e ke në zotërim është një gënjeshtër.

Haliti tha se mund të  ketë dikush shënime personale dhe ditarë personal, por që këto nuk janë arkiva.

“Megjithatë ish-UÇK’ja s’ka çfarë të fshehë nga askush, gjithçka çfarë është kërkuar nga UÇK ne e kemi të nënshkruar në Rambuje, pastaj kemi pranuar marrëveshjen e Kumanovës dhe kemi nënshkruar marrëveshjen për demilitarizim”.

“Çështja e arkivit të UÇK’së, është mjaft komplekse, zotimi për të hapur diçka që nuk e ke në zotërim është  gënjeshtër. Megjithatë ish-UÇK, s’ka çfarë të fshehë nga askush, gjithçka çfarë është kërkuar nga UÇK ne e kemi të nënshkruar në Bambuje, pastaj kemi pranuar marrëveshjen e Kumanovës dhe kemi nënshkruar marrëveshjen për demilitarizim”.

“Tani Kosova ka arkivin e sajë, dhe unë nuk besoj që ka arkiv tjetër paralel. Mund të ketë dikush shënime personale, dhe mund të ketë ditarë personal, por këto s’janë arkiva. Besoj që arkivi i Kosovës është në dispozicion të çdo qytetari e të çdo institucioni, për hulumtime në përputhje me rregullat në fuqi”, ka deklaruar Haliti.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button