Lajmet e funditVendi

Vuçiq: U takova me Kurtin, dialogun do ta vazhdojmë me Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel si dhe presidentit francez, Emmanuel Macon.

Ai tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa tregoi se çështjet e tjera për të cilat tha se u bisedua në takim.

“Ne folëm për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është i llojit të statusit, dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje teknike, dhe në thelb të rëndësishme në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq para gazetarëve, raportojnë mediat serbe.

Kur u pyet për vazhdimin e dialogut, Vuçiq u përgjigj shkurt.

“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm se tema e parë duhet të jetë Asociacioni, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha presidenti serb.

Ai gjithashtu deklaroi se e pati një bisedë të shkurtër me kryeministrin spanjoll, kryeministrin sllovak, presidentin rumun, si dhe përfaqësuesit e vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Ai tha se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka thënë se “Greqia do të vazhdojë të mbështesë integritetin e Serbisë dhe do ta ndihmojë atë në rrugën evropiane”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button