Lajmet e funditVendi

Vuçiq shpallet qytetar nderi në Zveçan, betohet që aty do të valojë vetëm flamuri serb

Komuna e Zveçanit dhe organi paralel, i quajtur nga Serbia si i përkohshëm, kanë shënuar sot 30-vjetorin e themelimit të kësaj komune.

Në ceremoninë ku u ndanë shumë mirënjohje e shpërblime, ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai, në ceremoni lexoi një letër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin Zveçani e nderoi me çmimin “qytetar nderi”.

Vuçiqi përmes letrës iu drejtua zyrtarëve legalë e ilegalë të Zveçanit se derisa “t’i ecë atij fjala, flamuri i Serbisë do të valojë në Zveçan”.

“Faleminderit, vëllezër dhe motra, dhe që nga sot mund të them, fqinjë të dashur, që më bëtë një qytetar të Zveçanit krenar dhe të fortë, duke u përpjekur çdo ditë të jem i denjë për nderimin që më bëtë”, ka shkruar Vuçiq në letrën që e lexoi Petkoviqi, përcjell uebfaqja e partisë serbe në pushtet SNS. “Çfarëdo që të flasin gjuhët e liga, dhe ata madje as nuk meritojnë që ne t’ua përmendim emrat në këtë ditë të madhe, Kosova dhe Metohija do të jenë, si më parë, mendimi im i parë kur hap sytë në mëngjes dhe mendimi im i fundit kur unë mbylli sytë në mbrëmje. Fjala dhe vullneti im do të respektohet, vetëm flamuri trengjyrësh serb do të valëvitet në Zveçan, sepse nëse Zveçani nuk është Serbi, atëherë çfarë është Serbia”, theksoi Vuçiq.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button