Lajmet e funditVendi

Vritet një 50-vjeçar nga Bujanoci në një kafeteri të Gjilanit

Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë mbrëmjes të së dielës në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se viktima është i moshës 50-vjeçare, qytetar i Bujanocit, teksa dy të dyshuarit për këtë vrasje kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve.

“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshes 50-vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtëne me armë zjarri dhe kanë ikur n këmbë drejtim te Stacionit të Autobusëve”.

“Të gjitha njësitet janë angazhuar dhe nga vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima e cekur është pa shenja jete. Per informata tjera ju njoftojmë me raport të shpejtë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button