Lajmet e funditVendi

Vrasje në tenativë – paraburgim ndaj një personi, 7 të tjerë në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.M dhe caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N.

Sipas gjykatës, i pandehuri D.M më datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përleshjes fizike në mes të pandehurve R.N, SH.N, I.N dhe R.N, në njërën anë dhe të pandehurve D.M, E.T, D.O dhe R.M, në anën tjetër, e cila kishte ardh si pasojë e një konflikti verbal paraprak, i pandehuri nxjerr nga xhaketa e tij një brisk dhe me të njëjtin e godet I.N disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tij.

“Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer veprat penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Të pandehurit R.M, D.O dhe R.N: Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, marrin pjesë në rrahje e cila rezulton me lëndim të rëndë të personit tjetër të personit tjetër, ashtu që duke grushtuar dhe shqelmuar në pjesë të ndryshme të trupit, i shkaktojnë lëndime trupore SH.N. Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprat penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit E.T dhe R,N: Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, i shkaktojnë personit tjetër lëndim të lehtë me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes mes dy grupeve nxjerrin mjetin e mprehtë – thikën dhe godasin dy të dëmtuar, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.2 lidhur me par.1, pika 1.4 të KPRK-së. Të pandehurit I.N dhe SH,N: Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, duke vepruar në bashkëkryerje i shkaktojnë personit tjetër lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes ndërmjet dy grupeve, të njëjtit me grushte dhe shqelma godasin në pjesë të ndryshme të trupor duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1, pika 1.4 të KPRK-së. Të pandehurit D.M i është caktuar masa e paraburgimit ndërsa, të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N, iu caktua masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se gjatë procedurës hetimore do të procedohen të gjithë të pandehurit, ashtu që me gjetjen e mundshme të tyre në liri, ekziston rreziku se të njëjtit mund ta koordinojnë dhe harmonizojnë mbrojtjen e tyre mes veti e poashtu të ndikojnë në dëshmitarët eventual të cilët ende nuk janë proceduar, me qëllim të shmangies apo zbutjes së përgjegjësisë së tyre për veprat për të cilat pandehen.

Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën e kryerjes, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale, në qendër të qytetit dhe në mes të ditës, në një vend ku kanë qenë të grumbulluar një numër i madh i njerëzve, faktin se të pandehurit jetojnë në afërsi me njëri – tjetrin si dhe duke pas parasysh raportet e acaruara mes tyre, tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri mund ti përsërisin apo përfundojnë veprat e nisura penale apo të vie deri te një konflikt tjetër mes tyre”, thuhet në komunikatë.

Gjykata sipas detyrës zyrtare por, edhe sipas propozimeve të mbrojtësve të pandehurve vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button