Lajmet e funditVendi

Votimi i Komisionerit, s’votohet propozimi i PDK-së për ta hequr nga rendi i ditës

Në seancën e Kuvendit të Kosovës partitë
opozitare kanë kërkuar heqjen nga rendi i ditës së zgjedhjes së komisionerit për
Informim dhe Privatësi, raporton Ekonomia Online.

Me 53 vota kundër nuk ka kaluar propozimi i deputetit
të PDK-së Elmi Reçica.

U.d e shefes së GP të VV-së, Mimoza
Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së deputeti të PDK-së pasi që ka kërkuar
heqjen nga rendi i ditës së zgjedhjet se komisionerit për Informim dhe Privatësi.

“E kemi pasur një proces që ka shkuar në
rrugën e paraparë me procesin e selektimit dhe intervistimit”.

“Ka qenë kërkesa e deputetit Reçica që paneli
intervistues të jetë i përbërë me nga një përfaqësues së subjekteve politike. Në
cilën rrethanë dhe raste komisioni merr pjesë në plotëni”.

Edhe shefi i GP-së së LDK-së Arben Gashi tha
se është e arsyeshme propozimi i deputetit Reçica për heqjen nga rendi i ditës.

“Është prish një traditë e vazhdueshme në
kuvendin e Kosovës. Këtu është vendos në mënyrë të padrejtë që i tërë komisioni
të marr pjesë”.

Deputeti i AAK-së tha se është e drejtë që të
hiqet nga rendi i ditës, raporton EO.

“Ky konkurs nuk do të përfaqëson gjithë qytetarët dhe është e drejtë të hiqet nga rendi i ditës dhe të mbahet konkursi për së dyti”.

Votimi i komisionerit, s’votohet propozimi i pdk-së për ta hequr nga rendi i ditës
Votimi i komisionerit, s’votohet propozimi i pdk-së për ta hequr nga rendi i ditës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button