Lajmet e funditVendi

Vjosa Osmani reagon pasi filmi “Zgjoi” u propozua për “Oscars 2022”

Tri herë fituesi i Fesitvalit të Sundance, “Zgjoi” nga Blerta Basholli është propozuar nga Kosova si kandidati i saj zyrtar për garën e Oscars.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese regjisores Blerta Bashollit dhe ekipit të filmit.

“Është zyrtare. Aplikimi i Kosovës për Oscars është “Zgjoi (Hive)”. Përveç të qenit një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim. Fat të mbarë Blerta Basholli dhe ekipit. Fituesi i trefishtë i Sundance, ‘Hive’ është zgjedhur si Pretendues Ndërkombëtar i ‘Oscar’-it”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj;

Filmi “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe me drejta të shitjes globale nga LevelK.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button