Lajmet e funditVendi

Vitia e pranon se ka mungesë të barnave esenciale, fajëson Qeverinë e kaluar

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka pyetur
ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për mungesën e vazhdueshme të listës se
barnave esenciale si dhe konkretisht mungesën e insulinës.

“Pasojat e mostrajtimit të mjaftueshëm me
barna po kemi vdekje me post-covid. Mungesa e insulinave është kërkesë e
qytetarëve. Pra nuk ka mjaftueshëm dhe a do t’i kompensoni ato, cilat janë
planet afatshkurtër”, ka pyetur Kadriaj.

Ndërsa Vitia i ka dhënë të drejtë deputetes së
AAK-së se ka mungesë barnash esenciale përfshirë insulinat, por që kjo sipas
Vitisë është pasojë e mosdijes së Qeverive të kaluara.

“Mos përmbushja e furnizimit me barna ndër
vite qëndron, kjo për shkak të mungesës së aftësisë së Qeverive të kaluara që të
mos përmbushin as 40 për qind furnizimin me barna esenciale”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri Vitia ka premtuar se brenda
muajit do të kontraktohen barna të mjaftueshme

“Nisma e prokurimit të aktivitetit të
insulinave ka filluar vitin e kaluar shumë keq. Presim që brenda muajit të
kontraktohet sasi e mjaftueshme”.

“Sot nuk mungojnë vetëm insulinat, por shumë
barna nga lista esenciale dhe kjo është një nga gjërat më të këqija që ju kanë
ndodhur qytetarëve të Kosovës”, është përgjigjur tutje ai.

Kurse Kadriaj iu ka kundërpërgjigjur duke thënë
se qytetarëve nuk u intereson politika e prokurimit.

“Siguroni vaksinat e insulinat”.

Pas kësaj Vitia ka thënë se janë Qeveri dhe
duhet t’i ndjekin ligjet, raporton EO.

“Nga dita e parë kemi filluar të merremi me këtë çështje në mënyrë serioze”, ka thënë ai.

Vitia e pranon se ka mungesë të barnave esenciale, fajëson qeverinë e kaluar
Vitia e pranon se ka mungesë të barnave esenciale, fajëson qeverinë e kaluar » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button