Lajmet e funditVendi

Viti 1978 – Kur Ujmani nuk ishte i mbushur me ujë

Liqeni i Ujmanit, mbetet akoma tema më e nxehtë e mospajtimeve ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Dikur i ndërtuar mbi lumin Ibër, për një shtet të madh, thuhet se ai ka një gjatësi prej 23 metrash dhe sasi uji që përbën 380 milionë kub, përcjell klankosova.tv.

Ish-drejtori i fotografisë në ”Kosovafilm” Afrim Spahiu, tregon se ishin të kontraktuar për të xhiruar film dokumentar në disa etapa kohore menaxhimin e ndërtimit të digës së liqenit, i cili gjatë 1978-ës ishte i zbrazët nga uji.

Viti 1978 – kur ujmani nuk ishte i mbushur me ujë

Ai madje zbulon pamje të shkrepura nga qielli, fotografuar gjatë mbushjes së kësaj sipërfaqeje.

Spahiu thotë se këto pamje u nxorën me film diapozitiv të formatit të mesëm.

Viti 1978 – kur ujmani nuk ishte i mbushur me ujë

Tutje përmes facebook, ai bën të ditur se ky film do të pasqyronte mbushjen dhe sistemin e kanalizimit për ujitje.

Megjithatë pohon se në kohë situata politike tensionohej, dhe pas demostratave të vitit 1981, gjithçka ndryshoi dhe filmi mbeti i papërfunduar.

Viti 1978 – kur ujmani nuk ishte i mbushur me ujë

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Afrim Spahiut në facebook:

”Përshëndetje miq,

1978, viti kur xhirova dhe fotografova sipërfaqen e shprazët në liqenin e Ujmanit.

Ndërmarrja “Ibër Lepenc” menaxhonte ndërtimin e pendës (Digës) të liqenit që sapo kishte filluar të mbushej me ujë nga lumi Ibër.

“Kosovafilmi” kishte kontraktuar xhirimin e filmit dokumentar dhe në disa etapa kohore unë xhirova shumë pamje për të realizuar skenarin teknik që do të pasqyronte mbushjen dhe sistemin e kanalizimit për ujitje. Në kohë situata politike tensionohej, dhe pas demonstratave të vitit 1981, gjithçka ndryshoi dhe filmi nuk përfundoi … !!!

Jam me fat, që kam arritur të ruaj në arkivin tim disa pamje të fotografuara nga ajri, dhe unë që kam fotografuar para dhe gjatë mbushjes me ujë të sipërfaqes të lumit, me film diapozitiv të formatit të mesëm !!

Cilësia e filmave është e lartë, por në mungesë të një skaneri profesional, i fotografova me celular për të reflektuar në aktualitetin që ka e ardhmja e Liqenit të Ujmanit (Gazivoda).

Ju uroj vikend të freskët me Copyright A.S”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button