Lajmet e funditVendi

Vishaj jep detaje për të infektuarin me Omicron: Erdhi nga ShBA-ja, ishte i vaksinuar me dy doza

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka konfirmuar se një nga qytetarët e infektuar me variantin Omicron, ka kërkuar trajtim mjekësor në këtë klinikë, raporton Ekonomia Online.

Vishaj në një konferencë të mbajtur për medie, ka thënë se ai ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës Pfizer dhe ka shfaqur gjendje stabile.

Ai
më tej ka sqaruar se pacienti kishte ardhur nga ShBA-ja me test negativ dhe se
pas testimeve në Kosovës ka rezultuar pozitiv me Omicron.

“Pacienti
ka qenë i vaksinuar, ka bërë teste në ShBA ka dal negativ, kur ka ardhur te ne
e kemi marrë testin Covid-19. Ai ka dal me pozitiv Omicron. Ky qytetarë e ka
pasur edhe bashkëshorten, shpresojë që sa më shpejt të rikuperohet”.

“Në Klinikën Infektive ka qenë një pacientë i cili ka kërkuar trajtim dhe kolegët nga ambulanca e pranimit kanë marrë mostrën. Klinikisht gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile dhe për këtë arsye pacienti është lëshuar në shtëpi”.

“Ne aktualisht nuk kemi pacientë të hospitalizuar me variantin Omicron, por jemi duke i trajtuar 4 pacientë të cilët janë me Covid-19 pozitiv. Ne e kemi analizuar në mënyrë detale aspektet klinike dhe aspektet klinike kanë qenë manifestime të një Covid me formë të lehtë klinike. Ky pacientë tri ditë më përpara ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara, ku atje edhe punon”.

Kur
foli për ardhjen e mërgimtarëve ai tha se janë të gatshëm që të ofrojnë shërbime
dhe se kanë kapacitet për të menaxhuar çdo situatë.

“Mërgimtarët
vijë në vendin e vet, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime. QKUK-ja mban disa
herë takimi dhe kemi plan dhe strategji, ne kemi kapacitetet të gatshme të
ofrojmë shërbime”.

Përderisa
sa i përket vaksinimit ai tha se i gjithë stafi i klinikës i janë përgjigjur
thirrjes për të marrë dozën përforcuese, raporton EO.

“Ne
QKUK, në Infektivë ne iu kemi përgjigjur në mënyrë masive, të gjithë jemi
vaksinuar. Nuk e di qe kemi rast që nuk është vaksinuar dhe në këtë situatë është
e pajustifikueshme që të mos vaksinohemi”.

Simptomat
e gripit sezonal dhe Covisit, tha ai janë të njëjta prandaj ka rekomanduar që të
gjithë që nuk ndihen mirë të paraqiten te mjeku familjar.

“Simptomat janë të njëjta, ata me grip të lajmërohet te mjeku familjarë e më pas ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime. Në këtë fazë kemi pasur shumë me grip sezonal, por nuk kemi pasur spitalizim, disa kanë qenë në forma të lehta dhe janë trajtuar me terapi adekuate. Kemi staf të mjaftueshëm”.

Vishaj jep detaje për të infektuarin me omicron: erdhi nga shba-ja, ishte i vaksinuar me dy doza
Vishaj jep detaje për të infektuarin me omicron: erdhi nga shba-ja, ishte i vaksinuar me dy doza » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button