Lajmet e funditVendi

Vettingu procesi më i madh për pastrimin e sistemit të drejtësisë, drafti i parë gati në gusht

Procesi
i vettingut do të shërbejë për ngritjen e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe
prokurorëve si dhe do ta rris besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë,
kështu po konsideron zyrtari i lartë në ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, në
një intervistë për Ekonomia Online.

“Vettingu
është një proces, që ne mendojmë që do t’i ndihmojë shumë ngritjes së
profesionalizimit, fillimisht në sistemin e drejtësisë, verifikimit të anës
joprofesionale të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, ngritjes së integritetit dhe
në fund do ta rris edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë” ,
është shprehur ai.

Nimoni
thotë se Kosova ka mekanizma që bëjnë verifikim e performancës së gjyqtarëve
dhe prokurorëve, por që nuk kanë qenë aq funksionale deri më tani.

“Ne
kemi disa mekanizma që kuadër të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial
të cilët bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe
gjithashtu njëfarë verifikimi të integritetit që bëhet në faza të caktuara. Mirëpo
nga themelimi i këtyre mekanizmave që nga viti 2014/15 këta mekanizma nuk kanë
qenë aq funksional kurse nëse shikojmë statistikat e vitit 2018/19 shohim se
këto komisione për vlerësimin e përformancës me vlerësimet e tyre kanë konstatuar
që në vitin 2018 është 94 për qind të prokurorëve dhe 100 për qind të
gjyqtarëve që janë vlerësuar me Mirë dhe Shumë Mirë, asnjë nga ta nuk është
vlerësuar Pamjaftueshëm. Ndërsa në vitin 2019 është 94 përqind për prokurorë
dhe 98 për gjyqtarë që janë vlerësuar Shumë Mirë dhe Mirë”,  ka shtuar ai.

Tutje
Nimoni ka siguruar se procesi i vettingut do të realizohet duke ndjekur hapa të
sigurt e profesional, bazuar në standarde ndërkombëtare.

“Kjo
tregon më së mirë për funksionalitetin e këtyre dy mekanizmave në kudër të
Këshillit Gjyqësor dhe  Këshillit Prokurorial të cilët do të duhej të
ishin në nivel të detyrës dhe ne kemi parë që nuk janë funksional dhe duke
llogaritë gjendjen në cilën jemi, mungesën e besimit të qytetarëve, jo efikasitetin
profesional dhe gjithashtu jo integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ne
mendojmë që ka nevojë për një verifikim të integritetit të tyre etik,
profesional dhe verifikim e pasurisë së tyre që do të jenë tri baza tutje për
zhvillimin e Vettingut.
Mendojmë që kjo do ta pastrojë sistemin e
drejtësisë dhe natyrisht që kjo do të bëhet me hapa të sigurt profesional dhe
bazuar në standarde ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Më tej ai ka njoftuar se tashmë
ministria e Drejtësisë është në fazën finale të draftit të parë të koncept
dokumentit për vettingun i cili pritet të përfundojë në gusht të këtij viti.

“Realisht kjo do të ndodhë
me faza. Tashmë jemi në fazën e finalizimit të draftit të parë të
koncept-dokumentit dhe koncept dokumenti do të jetë i gatshëm në fund të
gushtit, ajo do të aprovohet në Qeveri dhe tutje do t’i hap rrugë zhvillimit të
procesit, qoftë me ndryshime ligjore, qoftë me ndryshime kushtetuese. Ky
koncept dokument do ta përcaktojë saktë formën dhe do të jap opsione sesi duhet
të ndodhë Vettingu në Kosovë. Pastaj pas gushtit hapet rruga për zhvillimin e
procesit të Vettingut”,  ka potencuar
ai.

Poashtu Nimoni e ka vlerësuar
këtë proces si një nga më të mëdhatë që Kosova ka pasur që nga paslufta për
pastrimin e sistemit të drejtësisë.

“Është një proces që duhet të ketë kujdes të madh profesional dhe duhet të ndodhë me hapa të sigurt. Ne jemi të interesuar që këtë ta bëjmë më hapa profesional dhe jo të ngutemi dhe të kemi pasoja siç kanë pasur shumë vende. Jemi duke konsultuar edhe praktikat e ndryshme që kanë ndodhë në vendet që kanë filluar procesin e Vettingut dhe po besojmë që ky proces do të jetë një ndër më të mëdhatë reformuese që kanë ndodhë në Kosovën e pasluftës dhe do ta bëjë pastrimin e sistemit të drejtësisë”, ka përfunduar ai për EO.

Vettingu procesi më i madh për pastrimin e sistemit të drejtësisë, drafti i parë gati në gusht
Vettingu procesi më i madh për pastrimin e sistemit të drejtësisë, drafti i parë gati në gusht » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button