Lajmet e funditVendi

AAK vendos të mbajë vetëm pesë ditë fushatë parazgjedhore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me COVID-19, AAK ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale ta kufizojë në pesë ditë.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se edhe fushatën pesë ditore do të zhvillojnë në përputhje të plotë me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Lexoni të plotë postimin:

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.

Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.

Na priftë e mbara!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button