Lajmet e funditVendi

BE i vendos në konkurrencë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të fituar fonde – Shasha: Nxit rritjen e performancës

Ndarja e 14.2 miliardë eurove nga Bashkimi Evropian si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit, këtë herë do t’i vendosë në një konkurrencë vendet e Ballkanit Perëndimorë, për të marrë më shumë fonde, raporton Ekonomia Online.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Instrumentin e Asistencës së Para Anëtarësimit (IPA III). Konkretizimi i kësaj ndihme do të ndodhë më vonë muajin shtator me miratimi i Rregullores për Themelimin e IPA-së III në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Drejtori
i institutit “Epik”, Demush Shasha, tha për Ekonomia Online, se
ndarja e mjeteve që do të vlejë për periudhën 2021-2027, do të jetë më ndryshe
për këto shtatë vite, pasi ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet,
varësisht performancës së përfituesve.

Por
sipas Shashës, kjo do të shtoj insistimin për rritjen e performancës së
shteteve.

“Për këto 7 vite të ardhshme Bashkimi
Evropian respektivisht Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që të
miratoj rregulloren për themelimin e IPA III apo fondet e BE-së për periudhën
2021-2027 të cilat kanë vënë në dispozicion 14.2 miliardë euro për të gjitha
vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë. Tani para nesh kemi një hap të
fundit procedural pra hyrjes në fuqi të këtyre fonde, ajo është që Parlamenti
Evropian në seancën plenare të miratojë rregulloren për themelimin e IPA III të
zgjerimit. Në kuadër të reformat e parapara është që të ketë më shumë kushtëzime
në kuadër të zbatimit të asistencës së BE-së, apo fondeve të BE-së. Në këtë
kuptim tani në shtatë vite të ardhshme do të ketë një insistim shumë më të rreptë
në zbatimin e reformave evropiane dhe do të ketë një konkurrencë në mes vet
shtete të Ballkanit Perëndimor në përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian për
shtatë vite të ardhshme. Për dallim, këtë herë do të shohim një insistim më të
madh në performancë”.

“Por nëse i shikojmë shtatë vitet e
kaluara kemi pasur disa instanca ku Kosova ka humbur fondet e BE-së për shkak të
mungesës së performancës qoftë për shkak të vullnetit politik, qoftë për shkak
të mos performancës së nivelit administrativ, në këtë kuptim konsideroj që
institucionet duhet të vazhdojnë të investojnë në energji, në ndërtimin e
administrate profesionale e cila është e aftë të zbatoj projekte komplekse të Bashkimit
Evropian. Kemi konsoliduar një administratë e cila është e aftë të zbatojë fonde
të BE-së, e cila patjetër se do të kërkohet investim në depolitizimin e
administratës publike së deri tashme”. 

Sipas tij, duke e parë ritmin e shteteve të
Ballkanit Perëndimor, Kosova qëndron në të njëjtin nivel si vendet fqinje.

Megjithatë, ai thekson se mangësi për
Kosovën mbetet mos fillimi i procesit të akreditimit të institucioneve
nacionale për vet menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

“Por nuk mund të themi se Kosova qëndron
më mirë, pasi është vendi i vetëm në rajon, i cili nuk ka fillua procesin e
akreditimit të institucioneve nacionale për vet menaxhim të fondeve të BE-së,
prandaj nuk kisha thënë se jemi më mirë se vendet e rajonit por nga ana tjetër
mund të themi se jemi në një nivel të barabartë, pra nuk mund të themi se jemi
në vendet prej shteteve që jemi më keq. Pra është bërë një punë ndër vitesh në
ndërtimin e kapaciteteve qoftë në nivel të zyrës së kryeministrit si
koordinatore e fondeve të BE-së, qoftë në nivel të ministrive të linjës 
me ngritjen e departamenteve për integrim evropian, por tani ky kapacitet duhet
të konsolidohet edhe tutje gjatë”.

Në anën tjetër, Shasha komentoi edhe
paralajmërimin e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave të
veturave. Ai tha se është e drejtë e Qeverisë të ndryshojë mënyrën e zhvillimit
të dialogut.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik
Bislimi, ka paralajmëruar pas takimit të djeshëm (e martë) me përfaqësuesin e
posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se Kosova nuk do të pranojë
zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme për targat e veturave përtej 15
shtatorit, kur edhe skadon afati i kësaj marrëveshje të arritur shumë vite më
parë në Bruksel.

“Është e drejt e Qeverisë se duhet të ndryshojë mënyrën e zhvillimit të dialogut deri më sot, dhe Qeveria sot gëzon një mbështetje të paprecedent demokratike dhe një legjitimitet demokratik, prandaj është në të drejtën e saj që të ndryshoj në mënyrën e negociimit cilën ajo për një kohë të gjatë e ka konsideruar të gabueshme. Çështja e tabelave është njëra nga ato çështje të cilat Qeveria nuk mendon se ka qenë një marrëveshje e drejtë. Në këtë kuptim është në targune Qeverisë së re që të negocioj një marrëveshje më të mirë”, tha Shasha për EO.

Be i vendos në konkurrencë shtetet e ballkanit perëndimor për të fituar fonde – shasha: nxit rritjen e performancës
Be i vendos në konkurrencë shtetet e ballkanit perëndimor për të fituar fonde – shasha: nxit rritjen e performancës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button