Lajmet e funditVendi

Vendimi për shkollat me 12 shtator

Mësimi në shkolla është shtyrë për dy javë, por ende nuk dihet se a kthehen nxënësit në shkollë pas 13 shtatorit.

Nga burime jozyrtare, Klan Kosova merr vesh se procesi mësimor nuk do të fillojë gjatë këtij muaji.

Por këtë dhe asnjë informatë tjetër, thonë se nuk e kanë palët që një ditë më parë janë takuar me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, derisa nuk morën asnjë sinjal se procesi mësimor po fillon të hënën.

Teknikisht gati për të filluar punën nga java e ardhshme thonë se janë në Komunën e Prishtinës, veçse duan të dinë më herët nga organet kompetente se çfarë vendimi do të merret në këtë drejtim.

Përgjigje për fillimin apo shtyrjen e procesit mësimor nuk dhanë as në Ministrinë e Arsimit.

Zëvendësministrja e këtij institucioni, Edona Maloku Bërdyna, tha se presin që niveli qeveritar bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ta analizojnë situatën me pandeminë dhe të sjellin vendim.

Por këto dy institucione shëndetësore sot nuk u përgjigjën në pyetjet e Klan Kosovës nëse mësimi nis më 13 shtator ose jo.

Në anën tjetër, gjatë pasdites së sotme është mbledhur komiteti për COVID-19, ku sipas zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë – Faik Hoti, pati raportim te institucioneve, derisa aktualisht mbetet në fuqi vendimi për shkollat, ndërsa ditëve në vijim pritet të monitorohet ecuria e situatës epidemiologjike. Tash për tash, gjithashtu mbesin ne fuqi masat nga vendimet e fundit te Qeverise lidhur me COVID 19.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button