Lajmet e funditVendi

Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

Ka vdekur drejtori i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Hajrullah Saraqi.

Lajmin për vdekjen e tij e dha kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Ai tha se humbja e tij është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën.

Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë.

Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi. Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë.

Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit Sheikh Zayed dhe qytetit të Vushtrrisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button