Lajmet e funditVendi

Vazhdon avazi i këshilltarit të presidentes Osmani, përsëri i quan disa media të “ish-regjimi Pronto”

Blerim Vela, kryekëshilltari i presidentes Vjosa Osmani ka vazhduar që të sulmoi mediat duke iu referuar përsëri si të ‘ish-regjimit Pronto’.

Kësisojë, këshilltari i Osmanit ka vazhduar edhe sot avazin, duke i quajtur disa media të ‘ish-regjimi Pronto’, veç pse informuan për sulmet e tij.

“Kur mediet keqinformojne me qellim, duhet te ekspozohen. Raporti i Parlamentit Evropian ka identifikuar disa medie te ish-regjimit Pronto si burime keqinformimi. Fatkeqesisht, ne vend se te permiresohen ne kuader te etikes gazetareske, keto medie po vazhdojne te keqinformojne”, ka shkruar ai sot në këtë status.

Kujtojmë që mbrëmë Vela iu referua disa medieve si “të ish-regjimit Pronto” veç pse raportuan për tendencën e kryetares së shtetit për të shtyrë zgjedhjet.

Vela është arsyetuar se ftesa nuk paraqet vendim për shtyrje të zgjedhjeve, por veç diskutim për shqyrtimin e opinionit të rekomandimit të IKSHPK-së, i cili ende nuk dihet se cili është apo çka po referohen ata.

“Per mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive per takim konsultativ s’paraqet vendim per shtyerje te zgjedhjeve. Andaj, mos perhapni te paverteta! Takimi ka te beje me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit te IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor”, ka shkruar ai.

Vazhdon avazi i këshilltarit të presidentes osmani, përsëri i quan disa media të “ish-regjimi pronto”
Vazhdon avazi i këshilltarit të presidentes osmani, përsëri i quan disa media të “ish-regjimi pronto” » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button