Lajmet e funditVendi

Vazhdojnë ditët me diell, ky është parashikimi i moti për javën e ardhshme

Në javën e dytë të muajit shtator pritet që të mbajë mot i qëndrueshëm, transmeton Prishtina Weather.

Java e dytë e shtatorit me mot më të qëndrueshëm, me diell e vranësira.  Temperaturat luhaten përreth vlerave mesatare.

5.09.2021 – Java e dytë e muajit shtator do të filloj me mot kryesisht me diell, derisa nga dita e mërkurë do të ketë edhe vranësira, por edhe intervale me diell.  Aty-këtu nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu, megjithëse me gjasa të pakta.  Në aspektin termik, temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira.  Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare.

6.09 – Kryesisht me diell.  Pasdite do të ketë edhe zhvillime të vranësirave të pakta lokale.

7.09 – Kryesisht me diell.

8.09 – Vranësira dhe intervale me diell.  Paradite vende-vende mundësi të pakta për riga lokale shiu.

9.09 – Kryesisht me vranësira, e pasdite edhe me intervale me diell.

10.09 – Pjesërisht vranët.

Temperaturat minimale luhaten nga 8C deri 11C, e ato maksimale nga 23C deri 25C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatarja nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button