Lajmet e funditVendi

Vaksinat anti-COVID efektive tek gratë shtatzëna dhe gjidhënëse

Vaksinat anti-COVID Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë efektive tek gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse, të cilat mund t’ua kalojnë antitrupat mbrojtës të vegjëlve të tyre, thuhet në gjetjet e publikuara të enjten nga një hulumtim i kryer nga Gazeta amerikane e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Hulumtues të disa spitaleve dhe disa instituteve kanë marrë për bazë 131 gra të cilat kanë marrë tashmë vaksinën e Pfizer/BioNTech apo atë Moderna kundër COVID-19. Në mesin e këtyre grave, 84 prej tyre ishin shtatzënë, 31 ishin nëna gjidhënëse dhe 16 ishin gra jo shtatzëna.

Mostrat janë mbledhur ndërmjet 17 dhjetorit të vitit 2020 dhe 2 marsit të vitit 2021, raporton CNN, transmeton Koha.net. Sipas hulumtimit, nivelet e antitrupave ishin ngjashëm të larta tek gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse, në krahasim me gratë jo-shtatzëna.

“Këto vaksina duket se kanë efekt të madh tek gratë shtatzëna dhe gjidhënëse”, është shprehur Galit Alter, një prej hulumtuesve i cili është edhe profesor në Institutin Ragon.

“Pothuajse të gjitha gratë shtatzëna dhe gjidhënëse u kanë dhënë nivel të lartë të anti-trupave foshnjave të tyre”, ka thënë Alter i cili shtoi se për të kuptuar se për sa kohë funksionojnë këta anti-trupa tek foshnjat duhet kryer hulumtime shtesë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button