Lajmet e funditVendi

Në Universitetin “Fehmi Agani” u mbajt tryeza me temën “Edukimi, gurë-themel i avancimit shoqëror”me rastin e 24 Qershorit.

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) u mbajt tryeza “Edukimi, gurë-themel i avancimit shoqëror”, me rastin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian.

Në universitetin “fehmi agani” u mbajt tryeza me temën “edukimi, gurë-themel i avancimit shoqëror”me rastin e 24 qershorit.
Në universitetin “fehmi agani” u mbajt tryeza me temën “edukimi, gurë-themel i avancimit shoqëror”me rastin e 24 qershorit. » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Rektori, prof. ass. dr. Artan Nimani, foli për mbështetjen e vazhdueshme për studentët e komunitetit egjiptian që studiojnë në UFAGJ, tha se të arriturat janë rezultat i punës ekipore.

Pjesë e panelit të tryezës ishin, z. Fridon Lala, deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, i cili trajtoi temën “Edukimi i komuniteteve në Republikën e Kosovës”, për “Politikat qeveritare për arsimin e komuniteteve në Republikën e Kosovës” foli znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, duke vazhduar me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, ku diskutoi për “Mbështetjen institucionale në fushën e arsimit”.

Nga organizata jo-qeveritare, “Bethany Christian Services Kosovo” drejtori i saj Berat Thaqi trajtoi çështjen e “Rëndësisë së përfshirjes në edukimin e hershëm” ndërsa për “Sfidat dhe përparësitë e dixhitalizimit të arsimit” foli Antigona Uka, drejtoreshë e Qendrës Kosovare të Mësimit në Distancë.

Nga pjesëmarrësit tjerë të takimit pati pyetje në drejtim të panelistëve, kryesisht për sfidat dhe problemet e komunitetit Egjiptian.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button