Lajmet e funditVendi

Ujdia Kosovë-Serbi s’arrihet as këtë vit – Qeveria pa strategji, përfshirja e opozitës e ekspertëve urgjente

Arritja e marrëveshjes finale
Kosovë-Serbi që do të përfundonte me njohje e zgjidhjen e konfliktit shekullore
ndërmjet të dy shteteve nuk do të ndodh as gjatë këtij viti.

Analisti
politik, Gazmir Raci i tha Ekonomia Online se marrëveshja nuk mund të ndodh për
shkak që palët kanë qëndrime të kundërta, por që sipas tij ka një shpresë që
kjo marrëveshje të arrihet brenda mandatit të parë të aryeministrit Albin Kurti
dhe presidentit amerikan Joe Biden.

“Serbia
po përgatitet të shkojë në zgjedhje, ka probleme të mëdha të funksionimit të
demokracisë në Serbi dhe konsideroj që nuk ka një opsion të favorshëm për të
dyja palët që mund ta qojë drejtë marrëveshjes finale”.

Raci,
qasjen e kryeministrit të Albin Kurti në dialog e konsideron konstruktive.
Sipas tij, do të duhej që të themelohet një komision i veçantë për
monitorimin e procesit të dialogut e që ai komision të udhëhiqej nga opozita.

“Ka
qenë prezantim i një burrështetasi në takimin e parë që e kishte në fillim të
vitit 2021 në Bruksel dhe natyrisht ka paraqitur kërkesat nga të cilat ai nuk
po lëviz e se në bazë të atyre kërkesave ne tashmë e kemi një bllokadë në
dialog. Ku njëra ndër kërkesat kryesore ka qenë largimi i kryetarit për të
pagjeturit, Dalloviq, një person me të kaluar kriminale në Kosovë”.

“Opozita
ka një rol shumë të rëndësishëm në monitorimin, vlerësimin e procesit përmes
parlamentit. Kurse për ekspertët, ai tha se ata mund të ofrojnë ide. Ai
konsideron se institucionet e Kosovës kanë ekspertë brenda institucioneve, për
të cilët tha se kanë ekspertizë të jashtëzakonshme në fusha të caktuara”.

Edhe njohësi i marrëdhënieve
ndërkombëtare Dritëro Arifi, nuk pret marrëveshje finale këtë vit. Arifi i tha
Ekonomia Online se ujdia finale nuk do të arrihet për disa arsye, duke përmendur
këtu edhe zgjedhjet në Serbi që do të mbahen në prill.

Por ai pret që të ketë presion
nga ShBA-ja dhe BE-ja në pjesën e dytë të vitit për këtë çështje.

“E para, janë zgjedhjet në
Serbi që do të mbahen diku në fund të prillit dhe që i bie deri në maj nuk do
të kemi president dhe Qeveri që mund të jetë legjitime nga aspekti i
legjitimitetit dhe gjithashtu në pjesën e dytë të vitit pritet ndoshta të ketë
një lobim më të fuqishëm sidomos nga BE dhe ShBA”.

“Tani janë kyç edhe Britania e
Madhe me të dërguar special, por dyshoj se Serbia nuk është e gatshme që të
ketë një fqinjësi më të mirë me Republikën e Kosovës, nuk është e interesuar,
Serbia po e luan një lojë të vjetër të ish-Jugosllavisë”.

Arifi tutje tha se kryeministri
Albin Kurti nuk ka një strategji sa i përket dialogut, raporton EO.

Sipas Arifit, roli i opozitës
në dialog vazhdimisht ka qenë i vogël, por ai thotë se Qeveria duhet të dijë si
të qaset, në mënyrë që këta të fundit të jenë pjesë e dialogut, kur do të përfshiheshin
edhe ekspertët.

“Unë nuk kam pa që zoti
Kurti ka një strategji sa i përket dialogut. Nuk ka konsensus politik brenda Parlamentit
të Kosovës, mungon një strategji e qartë sa i përket edhe çështjes së ekspertëve.
Këtu e shoh që Kurti ka ngecur në një vend, asgjë nuk po bëjnë po rrinë në një
vend dhe në një vend nëse rijmë humbësi më i madh do të jetë Republika e
Kosovës jo të tjerët”.

“Opozita krejt çka mund të
bëjë, të kërkoj një bashkërendim më të thelluar me Qeverinë e Kosovës për
çështjen e dialogut. Kur flasim për ekspertë, ekspertët nuk janë militantë
partiak që të servilosen. Ata duhet ti lusim ekspertët, e mandej është çështje
e ekspertëve a e pranojnë një ofertë nga Qeveria që të bashkëpunojnë në këtë
temë. Pra këtu varet shumë nga qeveria se si i qaset opozitës dhe ekspertëve”.

Edhe Agim Rexhepi, kryetari i Shoqatës
“Miqtë e Amerikës” tha se
këtë vit nuk do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Sa i përket qasjes së kryeministrit në
dialog, ai tha se Albin Kurti s’ka përvojë politike në këtë drejtim.

“Ka pasur lëvizje pozitive edhe
në diplomaci e në arritjen e objektivave shtetërore nacionale, mirëpo mendoj se
ne, subjektet politike janë marrë më shumë me vetveten edhe me interesat e tyre
partiak se sa me çështjen e full angazhimit për realizimit e interesave tona shtetërore
nacionale. Këtë e ka dëshmuar koha. Ma shumë kanë qenë të interesuar për
pushtet se sa për një lobim të hatashëm”.

“Po ka pas një angazhim por
mirëpo vërehet ajo papërvoja e tij politike në këtë drejtim. Unë mendoj që e
meta më e madhe, jo vetëm e z.Kurti, jo vetëm të kësaj qeverie po edhe qeverive
të tjera ka qenë që mos angazhimi i personaliteteve të duhura në vendet e
duhura”.

Ai tha se pavarësisht ndryshimeve në
qëndrime që kanë partitë politike ata duhet ta gjejnë një gjuhë të përbashkët
që të shkohet tutje, duke mos përjashtuar edhe rolin e jashtëzakonshëm të
ekspertëve, raporton EO.

“Unë mendoj se opozita duhet të jetë shumë më konstruktive, duhet të jetë me propozime konkrete jo vetëm me kritika. Të afrohen afër vete ato personalitete që kanë dëshmuar. Jo vetëm lobimi në këtë drejtim munden me kontribuar shumë edhe për çështje ekonomike edhe për ofrimin e mundësisë së inkuadrimin e personaliteteve të fuqishme për çështje të caktuara për me thith ndonjë grand të jashtëzakonshëm për çështje të Kosovës. Përpos lobimit, përpos çështjes politike duhet të jetë edhe çështje ekonomike”.

Ujdia kosovë-serbi s’arrihet as këtë vit – qeveria pa strategji, përfshirja e opozitës e ekspertëve urgjente
Ujdia kosovë-serbi s’arrihet as këtë vit – qeveria pa strategji, përfshirja e opozitës e ekspertëve urgjente » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Ujdia kosovë-serbi s’arrihet as këtë vit – qeveria pa strategji, përfshirja e opozitës e ekspertëve urgjente
Ujdia kosovë-serbi s’arrihet as këtë vit – qeveria pa strategji, përfshirja e opozitës e ekspertëve urgjente » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Ujdia kosovë-serbi s’arrihet as këtë vit – qeveria pa strategji, përfshirja e opozitës e ekspertëve urgjente
Ujdia kosovë-serbi s’arrihet as këtë vit – qeveria pa strategji, përfshirja e opozitës e ekspertëve urgjente » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button