Lajmet e funditVendi

Totaj zotohet në përmirësimin e shërbimeve publike: Prizreni u keqqeverisë nga VV-ja

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir
Totaj, u zotua se do të përmirësoj shërbimet publike, duke shtuar se do t’i jep
fund keqqeverisjes së kryetarit aktual të kësaj komune, Mytaher Haskuka nga Lëvizja
Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Totaj e konsideron veten kandidat shumë serioz për të udhëhequr komunën e
Prizrenit në katër vjetët e ardhshme.

“Natyrisht unë e konsideroj veten si kandidat shumë serioz për të udhëhequr
komunën e Prizrenit në katër vjetët e ardhshme. Një argument shumë serioz është
një keqqeverisje që ka ndodhur në 4 vjetët e fundit në Prizren por njëkohësisht
edhe një program i cili bazohet në nevojat e këtij qyteti të cilat kanë mbetur
pa u plotësuar deri më tani. Ne kemi punuar në një program përmbajtjesor serioz
i cili është në përfundim e sipër. Para fillimit të fushatës do të jetë i
gatshëm dhe ka disa pika kryesore. Kemi program për përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës
në komunën e Prizrenit, por edhe sa i përket cilësisë arsimit apo menaxhimit të
shkollave, përmirësimit të shëndetësisë. Në kontakt me qytetarë ne
ballafaqohemi me kërkesat të cilat ata i paraqesin. Planet tona do të formohen
mbi bazën e kërkesave të cilat vijnë nga qytetarët”, tha Totaj.

Tutje, ai tha për Ekonomia Online se kanë punuar në një program përmbajtjesor
serioz i cili do të jetë i gatshëm para fillimit të fushatës zgjedhore.

 “Unë jam i fokusuar në komunën e Prizrenit dhe nuk do të kisha hyrë në vlerësim të asaj për çka e konsiderojë vetën që nuk jam profesionist. Do të isha fokusuar te zhvillimet që kanë ndodhur në Prizren dhe tek ato çka ne mund të ofrojmë më tepër që të bëjmë një përmirësim jo vetëm të shëndetësisë, por gjitha shërbimeve publike në komunën e Prizrenit”.

Totaj zotohet në përmirësimin e shërbimeve publike: prizreni u keqqeverisë nga vv-ja
Totaj zotohet në përmirësimin e shërbimeve publike: prizreni u keqqeverisë nga vv-ja » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button