Lajmet e funditVendi

ATK-ja u bën thirrje bizneseve të aplikojnë për falje të ndëshkimeve, Kadriaj e konsideron masë sipërfaqësore

Vetëm 799 biznese
kosovare kanë aplikuar nga 27 janari deri më tani për faljen e ndëshkimeve të
borxhit në Administratën Tatimore të Kosovës, kështu ka bërë të ditur përmes një
intervistë për Ekonomia Online zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina
Bytyqi-Sefa.

Sipas Bytyqi-Sefës
pagesa e kryer nga tatimpaguesit kap vlerën prej 3.8 milionë euro, gjë që
ndikon jashtëzakonisht në pasqyrat financiare të ATK-së.

“Pas vendimit të
marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës masa ka të bëjë që të gjithë
tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera në Administratën Tatimor të
Kosovës t’u falen ndëshkimet me kushtin e vetëm që tatimpaguesit të cilët dëshirojnë
që ndëshkimet t’u falen nga shteti atëherë ata kanë kusht që fillimisht ta
kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesin më pas ndëshkimi falet sipas masës
së paraparë”.

“Deri më tani numër
i tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të i’u falur ndëshkimet është diku
799. Nga ky numër është paguar diku 10.5 milionë euro baza e tatimit dhe 1.2
milionë euro interesi, ndërsa ndëshkimi i falur sipas masës së paraparë është në
vlerë prej 3.8 milionë euro. Ky vendim ka ndikim jashtëzakonisht të mirë në
pasqyrat e institucionit tonë pasiqë na ndihmon që të kemi një ulje të stokut
të borxhit, një pastrim të pasqyrave ku tatimpaguesit shihet që kanë obligime
tatimore të pashlyera në ATK”, është shprehur ajo.

Poashtu zëdhënësja
e ATK-së, duke inkurajar pronarët e bizneseve për aplikim ka njoftuar se 30
qershori është afati i fundit për të përfituar nga kjo masë.

“Duhet potencuar se
afati është pothuajse në përfundim dhe inkurajojmë dhe i bëjmë thirrje në emër
të institucionit të gjithë tatimpaguesve që të aplikojnë për të përfituar nga
kjo masë shumë favorizuese për ta. Afati deri kur tatimpaguesit mund të
aplikojnë është deri më 30 qershor, po konsideroj që kanë mbetur edhe pak ditë
kur tatimpaguesit mund të aplikojnë dhe pas kësaj date secili tatimpagues që është
borxhli duhet t’i kryej komplet borxhet”, ka shtuar ajo.

Bytyqi-Sefa ka
njoftuar gjithashtu se kushti i vetëm i faljes së ndëshkimeve është kryerja e
pagesës së tatimit bazë dhe interesit.

Kurse sipas saj, masa
nuk selekton periudhë kohore kur tatimpaguesit janë bërë borxhlinj ndaj ATK-së
dhe as nuk selekton llojin e bizneseve që kanë të drejtë aplikimi.

“Procesi si i tillë
siç edhe është paraparë me vendimin e marrë nga Qeveria nuk është i vështirë
pasiqë i vetmi kusht të cilin tatimpaguesit duhet ta plotësojnë është që të
paguajnë bazën e tatimit dhe interesin. Ky vendim nuk selekton periudha
tatimore ose të borxhit të krijuar, por është vendim që përfshin të gjitha
periudhat, çfarëdo viti që tatimpaguesit i është krijuar borxhi. Vlenë të
potencohet se masa në fjalë nuk selekton kategoritë e bizneset duke përfshirë këtu
ndërmarrjet publike, bizneset e mëdha, të mesme e të vogla. Kjo masë përfshinë të
gjitha bizneset”, ka përfunduar ajo.

Në anën tjetër njohësi
i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj e konsideron shumë sipërfaqësor vendimin
e Qeverisë për faljen e ndëshkimeve të borxheve që kanë tatimpaguesit e bizneseve
në ATK.

Gjithashtu Kadriaj në
një intervistë për Ekonomia Online vlerëson se bizneset në këtë kohë kanë
likuditet të dobët financiar gjë që u pamundëson përgjigjen ndaj kësaj thirrje
të ATK-së.

“Çdo vendim që
ndikon në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë është i mirëpritur por siç
duket ky lloj vendimi më shumë është vetëm sa për shou sepse nuk ka diçka që
mundet me lehtësuar në lidhje me biznesin. Në këtë kohë bizneset më shumë kanë
nevojë për përkrahje përmes pakove të rimëkëmbjes ekomomike. Kjo është diçka
shumë sipërfaqësore dhe më e rënda është afati i shkurtër për bërjen e
pagesës nga ana e bizneseve deri më datë 30 qershor. Në këtë kohë bizneset kanë
likuiditet financiar shumë të dobët që nuk mund të i përgjigjen thirrjes së
Qeverisë dhe vendimit të saj”, ka thënë Kadriaj.

Sipas Kadriajt
bizneset në 3 mujorët e parë të vitit e kanë të pamundur të kryejnë pagesa të
tilla andaj afati i aplikimit duhet të shtyhet.

“Koha është shumë e
shkurtër sepse 3 mujori i parë dhe i dytë për biznese është shumë i papërshtatshëm
për të bërë pagesa, do ta vlerësoja që do të ishte mirë që edhe 3 mujori i tretë
eventualisht deri në të katërtin sepse bizneset tani e tutje do të shohin se sa
do ta marrin veten sepse ende nuk kemi dalë nga pandemia”, ka shtuar ai.

Ndërsa si veprim më
të nevojshëm të Qeverisë ndaj bizneseve e ka theksuar mbështetjen direkte
financiare përmes Pakos së Rimëkëmbjes.

“Në këtë drejtim do
ta kem edhe një diçka të qartë që nuk është në pyetje vetëm falja e ndëshkimit
por edhe interesi dhe gjobat sepse nëse kanë kapacitet financiar bizneset të
paguajnë vetëm kryegjënë është sukses për ta sepse ata që një vit e tutje janë
në pandemi dhe fuqia e tyre ekonomike dhe rrjedhimisht fuqia e tyre financiare
është shumë e dobët që tu përgjigjen këtij vendimi, sepse to mund ta kenë
vullnetin por thjeshtë kur nuk i kanë fizikisht mjetet financiare është e
pamundur sepse tani e tutje bizneset pritet që të kenë aktivitet ekonomik që të
realizojnë ato pagesa”.

Për fund ai ka
thënë se Qeveria duhet të krijojë edhe lehtësira tjera të të bërit biznes si
pagesat për punëtorë dhe qereja për lokale.

“Qeveria duhet të jetë e interesuar në Pakon e rimëkëmbjes ekonomike duke i financuar nga ana e drejtpërdrejt financiare këto biznese, si në lehtësimin e të bërit biznes poashtu edhe në pagesat e punëtorëve poashtu edhe në lehtësime tjera si qeraja e mënyra të ndryshme. Bizneset kur kanë punuar në aktivitet të plotë ekonomik i janë përgjigjur vet të gjitha obligimeve financiare në arkën e shtetit”, ka përfunduar ai për EO.

Atk-ja u bën thirrje bizneseve të aplikojnë për falje të ndëshkimeve, kadriaj e konsideron masë sipërfaqësore
Atk-ja u bën thirrje bizneseve të aplikojnë për falje të ndëshkimeve, kadriaj e konsideron masë sipërfaqësore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Atk-ja u bën thirrje bizneseve të aplikojnë për falje të ndëshkimeve, kadriaj e konsideron masë sipërfaqësore
Atk-ja u bën thirrje bizneseve të aplikojnë për falje të ndëshkimeve, kadriaj e konsideron masë sipërfaqësore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button