Lajmet e funditVendi

Tërmkolli për gjendjen në veri: Kryeministër, vepro ose ec

Ish-deputetja e LDK-së,
Melihate Tërmkolli, ka reaguan pas djegies së disa institucioneve në veri.

Ajo tha se kreu i
Qeverisë, Albin Kurti, tash kur është në pushtet djegien e institucioneve ua ka
“lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë
të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë
së Kosovës.

Sipas saj, ky
Kryeministër nuk ka ide as çfarë po bën, as çfarë të bëj. Ajo e porositur
Kurtin unë ose të veprojë ose të ec.

Postimi i plotë:

Kur tani është në
pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo
më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin”
në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Turp i madh dhe dështim
i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as çfarë po bën,
as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e
poshtëron dhe po e rrezikon shtetin.

Dje ministri i
Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si “më vete”, pra
të pavarur. Albini, asnjë fjalë!

Kryeministër, vepro
ose ec!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button