Lajmet e funditVendi

Televizioni publik serb: Ushtria e Serbisë vetëm 2 km larg kufirit me Kosovën

Serbia vazhdon të kërcënojë Kosovën me prezencën e saj ushtarake në afërsi të kufirit në pjesën veriore të vendit. Televizioni publik serb, RTS, sot ka publikuar pamje ku tregohet se Ushtria e Serbisë po qëndron vetëm 2 kilometra larg pikës kufitare në Jarinje.

Siç ka raportuar gazetari i RTS direkt nga terreni, thuhet se janë katër automjete të blinduara që janë më pak se dy kilometra larg vijës administrative në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Televizioni publik serb: ushtria e serbisë vetëm 2 km larg kufirit me kosovën

RTS thotë se Ushtria Serbe është në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të situatës në veri të Kosovës, dhe në tre ditët e fundit, avionët luftarakë të Ushtrisë Serbe gjithashtu kanë fluturuar mbi këtë territor.

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, pasi serbët po refuzojnë targat e Republikës së Kosovës. Ata kanë bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak.

Gjithashtu, atje po qëndron edhe Policia e Kosovës me njësitet e saj speciale, për të ruajtur përkeqësimin eventual të situatës, e gjithashtu për të iu ofruar siguri edhe doganierëve dhe policëve kufitar.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një reagim të tij në Twitter ka thënë se situata mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.

Por, është presidenti serb, Aleksandar Vuciq, i cili ka kërcënuar me sulm ushtarak, sipas tij, nëse eventualisht KFOF-i nuk reagon për të mbrojtur qytetarët serbë në veri.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button