Lajmet e funditVendi

Të burgosurit i gjendet droga në gojë

Shërbimi Korrektues ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.

Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës, njofton Klan Kosova.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button