Lajmet e funditVendi

Takohen Sveçla e Redzepi, flasin për aktivizimin e Stacionit të Zhupës në Prizren

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi, priti në zyrën e saj ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë tek komunitetet pakicë dhe problemet që i preokupojnë.

Përveç disa çështjeve të rëndësishme, diskutimi u përqendrua kryesisht në çështjen e përfaqësimit të pakicave në institucionet publike me 10%, dhe kjo u dakordua në fushën e sektorit të sigurisë si një përparësi për të gjitha komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Një çështje tjetër e natyrës së sigurisë kishte të bënte me raste të përditshme siç janë vuajtjet e nxënësve në shkolla dhe të ngjashme.

Ndërsa njëra nga përparësitë, gjithashtu për sa i përket sigurisë, është çështja e aktivizimit të Stacionit të Zjarrëfikësve në rajonin e Zhupës.

Bëhet fjalë për një objekt që është ndërtuar dhe që dhjetë vjet nuk është shfrytëzuar mjaftueshëm, ndërkaq popullata e rajonit të Prizrenit ka nevojë për aktivizimin e këtij shërbimi, veçanërisht gjatë nxehtësisë në stinën e verës dhe vetë sezonit të turizmit dhe rekreacionit në Zhupë.

Biseda u zhvillua në mirëkuptim reciprok dhe bisedë miqësore të përzemërt.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button