Lajmet e funditVendi

Takohen Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj, zbulohet se për çfarë biseduan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë takuar këtë të mërkurë.

Krerët e opozitës u takuan për të pirë kafe teksa biseduan për ngjarjet aktuale në vend, njofton Klankosova.tv.

Këtë takim për Klankosova.tv. e konfirmoi zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili edhe tregoi arsyet e takimit.

“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me Abdixhikun dhe Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshirë çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button