Lajmet e funditVendi

Takimi me Osmanin – Radoniq: Presidentja ka ngrit temën për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve

Në takimin me presidenten Vjosa Osmani është
ngrit çështja e shtyrjes dhe zvogëlimi të fushatës zgjedhore, por kjo nuk është
në kompetencën time, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik
Radoniq, raporton Ekonomia Online.

Radoniq dha këtë deklaratë pasi u kërkua nga anëtarët
e KQZ-së që të informohen për takimin e kryetarit me presidenten Osmani.

Anëtari i LDK-së në KQZ-Florian Dushi,

“Në kuadër të rendit të ditës është e rëndësishme
që të njoftohemi lidhur me takimin që e keni pasur me presidenten e vendit që
ne e kemi mësuar nga mediet dhe është mire që të njoftohemi si KQZ nëse ka pasur
kërkesa apo ka qenë me karakter njoftues”, tha anëtari i LDK-së në KQZ, Florian
Dushi.

Njejtë ka pyetur edhe Ariant Elshani nga PDK-ja,
se për çfarë është takuar Radoniqi me presidenten Osmani.

Ndërsa kryesusesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi
ka treguar në detaje për takimin.

“Takimi ka qenë zyrtar dhe ka qenë i kërkuar
nga unë, qëllimi i takimit ka qenë për staf të sekretariatit, ne kemi marr
vendim prej ish-ministrit Veliu që aneksi i kësaj i jepet KQZ-së për nevojat e
stafit, ne kemi komunikuar me ministrinë e MPB-së, por që s’kemi marr përgjigje,
qëllimi im ka qenë që të ketë një komunikim me ministrin, sepse i kemi kushtet
e pa volitshme. Çështje tjetër ka qenë nevoja për m’i vaksinua stafin që do të
punojnë në ditën e zgjedhjeve. Është ngrit edhe çështja e shtyrjes dhe zvogëlimi
të fushatës zgjedhore por unë nuk jam pyetur, kërkesë nuk kemi për shkurtim të
fushatës dhe nuk shoh arsye për të marr arsye për shkurtim të fushatës, sa i përket
shtyrjes ajo nuk është në kompetencën time as të KQZ-së dhe nuk e parasheh
ligji këtë çështje”, tha Radoniq.

Takimi me osmanin – radoniq: presidentja ka ngrit temën për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve
Takimi me osmanin – radoniq: presidentja ka ngrit temën për shtyrjen ose jo të zgjedhjeve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button