Lajmet e funditVendi

Takimi Kurti-Rama me dyer të mbyllura

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, Rama do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhkun, Behgjet Pacollin, Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn, raporton Ekonomia Online.

Takimi kurti-rama me dyer të mbyllura
Takimi kurti-rama me dyer të mbyllura » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Agjenda e plotë e Ramës në Kosovë:

10:45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së. (Selia e PDK-së);

11:20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së. (Selia e LDK-së);

12:00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë);

12:45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (Selia e AAK-së);

13:30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij;

15:40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës). 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button