Lajmet e funditVendi

Tahiri viziton “Innovation Academy”, premton përkrahje për projekte që i shërbejnë Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizituar inovatorët e qytetit të Vushtrrisë dhe iu premtoi përkrahje për projekte që i shërbejnë Vushtrrisë.

Me rastin e vizitës në “Innovation Academy” Tahiri tha u shpreh i inspiruar nga aftësitë e nxënësve por edhe nga motivi mësimdhënësve të Innovation Academy.

“Fatbardha e Ensari janë inspirim i vërtetë, ata kanë lënë punë tjera të rëndësishme e i kanë investuar krejt kursimet personale në këtë shkollë për talentët e rinj në fushën e programimit dhe të ICT-së. Ata bashkë kanë arritur të zbulojnë talente të jashtëzakonshme në Vushtrri” tha Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Kam vizituar sot Innovation Academy në Vushtrri.

Fatbardha e Ensari janë inspirim i vërtetë, ata kanë lënë punë tjera të rëndësishme e i kanë investuar krejt kursimet personale në këtë shkollë për talentët e rinj në fushën e programimit dhe të ICT-së.

Ata bashkë kanë arritur të zbulojnë talente të jashtëzakonshme në Vushtrri.

Unë jam i inspiruar nga aftësitë e nxënësve por edhe motivi i mësimdhënësve të Innovation Academy. Më vjen keq që pandemia na ka lënë pa u parë me herët. Do të keni përkrahjen time për projekte që i shërbejnë Vushtrrisë.

Faleminderit për këtë ditë kaq të bukur

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button