Lajmet e funditVendi

Tahiri shtyrjen e zgjedhjeve e quan anti-kushtuese, për arkivat e UÇK-së fton Qeverinë të kërkojë falje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, tha se janë propozuar që të diskutohet më shumë për situatën epidemiologjike në vend, raporton Ekonomia Online.

Sa i përket propozimit të shtyrjes
së zgjedhjeve, Tahiri tha se kjo kërkesë bie ndesh me praktikat kushtetuese.

“Sot u mbajt mbledhja e parë
e kryesisë për këtë sesion. Në këtë takim propozova që të diskutohet një temë
tjetër, e ajo menaxhimi i pandemisë. Kur Kosova është në listë”.

“U dakorduam me grupet tjera
parlamentare që këtë temë nga ngrisim në një seancë, në mënyrë që të menaxhohet
më mirë kjo pandemi, dhe ti ftojmë qytetarët për tu vaksinuar. Ne jemi në një
situatë katasrofale”, tha Tahiri, teksa tha se numri i të vdekurve po
rritet.

“Për shtyrje të zgjedhjeve, kjo kërkese
është e palogjikshme dhe bie ndesh në praktikat antikushtetuese. Ndërlidhja me
Podujevë, është e pagabueshme sepse atje ka ekzistuar një nënkryetar dhe
asambleja komunale. Siç dihet ka një drojë nga Qeveri”.

Kurse për hapjen e arkivave të
UÇK-së, shefi i GP të AAK-së tha se Qeveria duhet të kërkojë falje.

“Janë disa temë të ketij
vendi që lidhen me historinë e lavdishme, e ajo është lufta për liri, që është
vlera e këtij shteti”.

“Qeveria duhet të ketë shumë
kujdes kur flet për këtë temë, por ka tema tjera që duhet të merret siç është
reciprociteti. Kjo është gabim substancial dhe duhet të kërkojë falje që është
hapur kjo temë”, tha Tahiri.

Tahiri shtyrjen e zgjedhjeve e quan anti-kushtuese, për arkivat e uçk-së fton qeverinë të kërkojë falje
Tahiri shtyrjen e zgjedhjeve e quan anti-kushtuese, për arkivat e uçk-së fton qeverinë të kërkojë falje » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button