Lajmet e funditVendi

Tahiri: Mbështesim aksionin në veri në koordinim me ShBA-në, Kuvendi të hënën mban seancë të rregullt

Shefi i Grupit Parlamentar të
PDK-së Abelard Tahiri, tha se ka shprehur shqetësimin në mbledhje të Kryesisë për
votimin e anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai pas përfundimit të mbledhjes shtoi
se ka kërkuar që mos të vazhdojë më tutje mungesa e gjyqtarëve.

Tahiri ka bërë të ditur se të hënën
Kuvendi do të mblidhet në seancë të rregullt

“Diskutuam për seancën e radhës
që është vendos ditën e hënë në ora 10:00. Një prej çështjeve qe e kam ngrit është
edhe shqetësimi me votimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese edhe është një çështje
që duhet të procedohet më tutje edhe kësaj here nuk e kemi pasur konsensusin
dhe një çështje e tillë nuk duhet të shtyhet pafundësisht”.

E për situatën në veri Tahiri tha se nuk është vendosur data dhe dita e seancën.

Ai tha se mbështesin çdo vendim për vendosje të ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës, krejt kjo në koordinim me ShBA-në, raporton EO.

“Jemi dakorduar që një seancë
e tillë të mbahet ne ende nuk kemi vendosur për kohën dhe vendin, ne e mbështesim
vendosjen e ligjshmërisë në çdo cep të Kosovës, neve na ka shqetësuar që një
proces të tillë ta koordinojmë çdo herë me ShBA-në”.

“Çdo vendim ju e dini që gjendja në
veri në shtatë vitet e fundit në veri ka ndryshuar për të mirë. Nuk duhet të
lejohet kurrfarë organizimi paralel karshi institucioneve të Kosovës”, tha
Tahiri.

Tahiri: mbështesim aksionin në veri në koordinim me shba-në, kuvendi të hënën mban seancë të rregullt
Tahiri: mbështesim aksionin në veri në koordinim me shba-në, kuvendi të hënën mban seancë të rregullt » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button