Lajmet e funditVendi

Syla e viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë, tregon çfarë biseduan

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla ka vizituar ish-presidentin në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Express.

Syla ka njoftuar përmes Facebook-ut se Thaçi kishte fuqi të lartë morale dhe se me të ka biseduar për të gjitha temat jetësore.

“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide”, ka shkruar Syla.

Ish-presidenti Thaçi po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë nga nëntori i vitit 2020 së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button