Lajmet e funditVendi

Sveçla: Festoni me zemër dhe jo me armë

Në prag të vitit të ri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vet Sveçla me ç’rast ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë me zemër dhe jo me armë.

Sveçla përmes një njoftimi në Facebook ka kërkuar po ashtu për kujdes maksimal në natën e sotme, duke i ftuar ata që të festojnë me dashuri e ngrohtësi me ata që i kanë pranë.

“Apeloj për kujdes maksimal në natën e sotme të ndërrimit të motmotit. Festoni me zemër, me dashuri e ngrohtësi me ata që i keni pranë dhe jo me armë që të rrezikoni jetën e tyre”, ka apeluar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button